Sekuestrohet në Igumenicë një ngarkesë e madhe me drogë që vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas grek.

Mësohet se në një fuoristradë “Volvo” janë bllokuar rreth 75 kg marijuanë. Mjeti është ndaluar rastësisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni dhe për shkak të dyshimeve, më pas është ushtruar kontroll përmes qenit “Lussy”.

Bëhet e ditur se droga ishte vendosur në një vend të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit. Gjatë kontrollit u sekuestruan 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: