QAFE THANE

Detaje të reja zbulohen pas kapjes së një furgoni me kanabis në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Mësohet se gjeografia e personave të përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në një furgon të bardhë gjatë ditës së sotme është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

“BalkanWeb” mëson se furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një biznesi rrobaqepësie. Lënda narkotike po peshohet dhe nuk dihet ende sasia e saj.

Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.

Furgoni Me Droge 2
Furgoni Me Droge 2

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: