Mjeku Artan Koni i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë në kohë fushate elektorale.

Sipas Konit, qeveria është shumë pasive dhe nuk po bën asgjë për të ndaluar grumbullimet. Madje ai thotë se ka një dualizim, pasi një person i vetëm pa  maskë gjobitet, kurse qindra personave në miting nuk  ndodh asgjë.

Ai ka propozuar që fushata të bëhet online, pa asnjë takim elektoral. Njëherë në 100 vjet mund të bëjmë fushatën online. E pranojmë të gjithë këtë fakt.

 

”Dakord të kemi masa shtrënguese, por kur kemi kaq njerëz nëpër mitingje, nga ana praktike në orën 12 kemi miting. Se është ora policore në 8 apo 6.

Ajo që shoh unë, shoh qasjen e qeverisjes pasive. Ka të drejtë Brataj kur thotë që pas fushatës do kemi rritje rastesh. Nuk e pranoj. Është bërë si fakt që e pranojnë të gjithë.

Shoh qasjen e qeverisë që s’bën asgjë për ta ndaluar. Unë i vetëm në rrugë pa maskë të gjobitem, dhe atij mitingut aty s’bëhet asgjë, nuk është e drejtë. Po them tek dualizimi. I themi njerëzve vendos maskë. Ai që nuk vendos, edhe vetë tek pullë gjobitet. I themi këtyre të tjerëve,”- tha Artan Koni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb