Anglia është e veçantë në futboll edhe për arsyen se aty nuk ndalon asnjëherë së luajturi kjo lojë. Festat, si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, nuk mund t’ju sigurojnë lojtarëve disa dit pushime, ashtu siç ndodh në çdo kampionat tjetër.
Ndonëse organizatorët e lojës nuk iu kanë mundësuar këtë, futbollistët e kanë gjetur vetë një zgjidhje. Këtë e tregon mesë miri ish-gjyqtari i famshëm Anglez, Hauard Ueb.
“Disa lojtarë kanë 4 kartonë të verdhë dhe u duhet edhe një, që të pezullohen. Ka pasur raste kur kanë ardhur tek unë dhe më kanë kërkuar t’i ndëshkoj, që të mungojnë në ndeshjet e Krishtlindjeve dhe të qëndrojnë në shtëpi”.
(e.k/balkanWeb)