Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet e klubit nga Milano. Zanetti flet edhe për drejtorin sportiv të Milanit, Paulo Maldini për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

“E kam admiruar gjithmonë. Ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës. Një person i vërtetë, shumë i respektueshëm. Ne kemi luajtur shumë derbi dhe ai mbrojti fanellën dhe historinë e klubit të tij ashtu si unë timen, por kam ende një miqësi të madhe me të” – Tha ai.

Edhe pse përfaqësojnë 2 klube me rivalitet të madh, ndonjëherë kjo gjë nuk ka rëndësi.

Yyu
Yyu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: