Lajmi i trishtë për futbollin italian. Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Carlo Mazzone. Trajneri historik, një personazh historik që ka kaluar mbi 60 vite në futbollit italian, teksa është ende sot rekordmeni aktual për numrin e ndeshjeve në Serie A me 792 ndeshje si trajner.

Mazzone drejtori 12 skuadra italiane midis viteve 1969 dhe 2006 duke përfshirë Romën, Fiorentinën, Napolin si dhe Brescian e Roberto Baxhos, Igli Tares dhe Guardiolës. Mazzone ka qenë një nga trajnerët më special për vlonjatin.  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb