Futbollistët e Egnatias kanë përjetuar sot ditën më tronditëse të karrierës së tyre, teksa kanë mësuar se shoku i skuadrës, Rafael Duamena, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike si pasojë e një kolapsi në fushën e lojës.

Edhe pse u mendua se kishte kaluar më të keqen kur ai u largua me ambulancë nga stadiumi I Rrogozhinës, më pas ata mësuan lajmin tragjik se ai kishte mbërritur pa jetë në spitalin e Kavajës. Disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë shkuar menjëherë atje dhe kanë marrë lajmin e kobshëm për shokun e tyre të skuadrës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet kur trupi i pajetë i Duamenës u largua me ambulancë nga spitali i Kavajës drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Futbollistët dhe pjesëtarët e stafit shfaqen tejet të dëshpëruar dhe të përlotur në ato momente teksa shohin transportimin në ambulancë të shokut të tyre të skuadrës, përkrah të cilit kishin qenë vetëm pak orë më parë.

Rg
Rg

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: