Rafa Silva ka lajmëruar tërheqjen nga Kombëtarja e Portugalisë. Disa arsye personale kanë çuar futbollistin e njohur drejt këtë vendimi, në moshën 29 vjeçare.

Mesfushori i Benficas numëron 25 ndeshje me Përfaqësuesen A, ndërsa 15 takime të tjera i ka luajtur me të rinjtë. Silva nuk do jetë as në Botërorin e Katarit që nis pas pak javësh.

“Kam përfaqësuar ekipin kombëtar në 40 ndeshje, kam ndihmuar për të fituar Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve dhe do të jem gjithmonë në rreshtin e parë duke mbështetur skuadrën. Jam i sigurt se Kombëtarja do të vazhdojë t’i sjellë gëzim portugezëve që në fillim me Ligën e Kombeve dhe më pas me Botërorin 2022”, tha sulmuesi 29-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: