PSG u kualifikua në gjysmëfinale të Champions, duke eleminuar Barcelonën. Pas ndeshjes foli Vitinha, mesfushori i cili realizoi për parisienët.

“Një ndjenjë e pabesueshme, e kisha ëndërruar një gol kaq të rëndësishëm prej një kohe të gjatë. Përveç tifozëve tanë, askush nuk besonte te ne, se mund ta përmbysnim disavantazhin e çerekfinales së parë. Luis Enrique? Ai është i jashtëzakonshëm, na ka dhënë shumë. Në taktikat e tij, në mendjen e tij, në mënyrën se si flet me ne…, është trajner dhe njeri i pabesueshëm. Enrique është një trajner i jashtëzakonshëm, meriton shumë lavdërime për kalimin e këtij raundi. Pas golit të pësuar në fillim të ndeshjes na dha tha se do ta fitonim ndeshjen me mentalitetin tonë, prandaj qëndruam të qetë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb