Kylian Mbappé është ende lojtari më i paguar në Ligue 1, dy vjet pas rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain. Në artikullin e saj për pagat e lojtarëve të Ligue 1, L’Equipe pretendon se qendërsulmuesi francez fiton deri në gjashtë milionë euro bruto në muaj, një shifër e paarritshme për asnjë lojtarë tjetër të këtij kampionati.

Menjëherë pas Mbappe vijnë emra si Ousmane Dembélé dhe Marquinhos, me 1.12 milionë euro fitime në muaj secili.

Top-10, s’ka nevojë për shumë koment, pasi mbizotëron PSG. Lucas Hernandez dhe Milan Skriniar kapin vendin e 3-të dhe të katërt me 1.11 milionë euro, Gianluigi Donnarumma është i 6-ti (849,5000 euro), Marco Asensio i 7-ti (831,000 euro), Randal Kolo Muani i 8-ti (750.000 euro), Achraf Hakimi i 9-ti (738.600 euro) dhe Nordi Mukiele i 10-ti (700.000 euro). Layvin Kurzaëa, i cili nuk ka kontribuar shumë në 3 vitet e fundit, merr 500 mijë euro në muaj.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: