TIRANE- Replika të ashpra mes nënkryetares së PDIU-së, Mesila Doda dhe disa simpatizantëve të PD-së. Deputetja aktuale ka komentuar në një status të Besnik Mustafajt, i cili njoftonte për takimin e sotëm të grupit anti-Basha.

Kaq ka mjaftuar që të ndizet debati, ndërsa përplasjet kanë qenë gati personale, me fyerje dhe gjuhë të ashpër. Doda i kundërvihet një komentuese, të cilën e cilëson pjesë e ‘bandës gojëndyrëshe’, ndërsa simpatizantja e PD nuk ia kursen, duke shkruar se: “Jargaviteshe poshtë skrivanisë së Metës”.

POSTIMI I BESNIK MUSTAFAJT
Besnik Mustafaj: Te dashur miq demokrate! Ne do te mblidhemi sonte ne ora 19.30 ne sallën e madhe te Universitetit te Arteve për t’i thënë edhe njëherë Lulzim Bashes se nuk mund te luaj me fatin e PD-se. Demokratet janë këtu. Dhe do te jene këtu nesër e ne vazhdim. Por jo si kukulla te tij. Si shërbëtorë te një ideali, te cilin nuk mund ta varrose as Lulzim Basha e as Edi Rama, Po. Ejani edhe ju sonte sa me te shumte!
replikat-doda-Untitled
KOMENTI DHE REPLIKAT ME MESILA DODEN
Mesila Doda: Celula e shqup-it ne veprim… e kam perjetuar ne kurriz tim kete bande gojendyresh qe shajne e ndyjne gjithshka e fshehin fytyren qysh dy vjet me pare dhe ishin nje nga arsyet qe me ben te largohesha pa e kthyer koken nga partia e lirise qe themeluam bashke ne ’90. Kjo histeria e komenteve me pagatore e gojendyre, eshte nje nga faqet me te turpshme te ketij stadi te demokracise shqiptare… please mos u merr me to Besnik, e keqja po rritet ne kete vend e nuk ka kohe te humbet me te tilla shfaqje kaq pa dinjitet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: