Megjithëse ka kaluar më shumë se një javë nga përfundimi i edicionit 2020, Dakar ka konfirmuar namin e keq për rrezikshmërinë në garën më të famshme jashtë rruge. Pas tetë ditësh në gjendje koma, ka humbur jetën edhe piloti holandez Edvin Straver.

701956e336124077c0d294a95811d3bf355d0fa2
701956e336124077c0d294a95811d3bf355d0fa2

Ai u aksidentua në etapën e 11-të, teksa mori dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. Piloti 48-vjeçar është viktima e dytë në edicionin që sapo u mbyll të Dakar, garë e cila ka shënuar qindra të vdekur në historinë e saj. Vikima e parë e këtij viti ishte portugezi, Paulo Gonçalves, që humbi jetën në etapën e shtatë pas një aksidenti të rëndë me motorin e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: