Edhe Dibra është në një garë të nxehtë elektorale, ku socialistët do të kërkojnë ta drejtojnë edhe për 4 vitet e ardhshme, ndërsa opozita tenton ta rimarrë pushtetin lokal pas 8 vitesh.

Por qytetarët dibranë mesa duket e kanë vendosur se kush do ta drejtojë këtë qytet, pasi e vlerësojnë mjaft figurën e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” i përzgjedhur nga procesi i primareve, avokatin Ismail Uka. Sipas tyre avokati Uka, një njeri me integritet është i duhuri për të mbrojtur interesat e zonës.

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka thotë se ka prioritet nevojat e banorëve me të cilët ka ndarë shqetësimet përgjatë bashkëbisedimeve të zhvilluara gjatë fushatës.

Rinia dhe lufta kundër shpopullimit janë prioritet i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ismail Uka një intelektual, njeri i dijes dhe punës gëzon respektin dhe mbështetjen e dibranëve pa dallim partie. Ai vlerësohet si kandidati i duhur për të fituar zgjedhjet e 14 majit dhe për t’i kthyer përsëri të djathtës Bashkinë e Dibrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb