Harry Kane gjithmonë në “arrati”, sa i përket renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon futbollistik. Sulmuesi i Bayern Munich, falë 21 golave të shënuar në Bundesligë, është në krye, përpara Akor Adams, sulmuesit nigerian të Montpellier, i cili është vetëm gjysmë pike përpara Kylian Mbappe.

Ylli i PSG shënoi një “hat-trick” dje në Kupën e Francës (gola që nuk vlejnë për këtë renditje, sepse numërohen vetëm ato të shënuar në kampionat). Lojtari i parë i Serie A, i pranishëm në renditje është Lautaro Martinez, kapiteni i Interit dhe golashënuesi më i mirë i turneut në fjalë me 16 gola.

Ai që shënoi në ndeshjen e së shtunës kundër Hellas Verona e lejoi atë të kapërcente Erling Haaland dhe të konsolidonte vendin e gjashtë. Serhou Guirassy, objektivi i merkatos dimërore të Milanit, është vetëm një gol larg.

RENDITJA

1.Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë (21 gola x 2, koeficienti)

2.Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) – 36.5 (15 gola x 1.5 + 7 gola x 2)

3.Kylian Mbappé (PSG) – 36 pikë (18 gola x 2)

4.Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) – 36 pikë (24 gola x 1.5)

5.Serhou Guirassy (Shtutgart) – 34 pikë (17 gola x 2)

6.Lautaro Martinez (Inter) – 32 pikë (16 gola x 2)

7.Erling Haaland (Manchester City) – 28 pikë (14 gola x 2)

8.Mohamed Salah (Liverpool) – 28 pikë (14 gola x 2)

9.Andrej Iliç (RFS/Valerenga) – 27.5 pikë

10.Santiago Gimenez (Feyenoord) – 27 pikë

11.Vangelis Pavlidis (AZ) – 27 pikë

12.Jude Bellingham (Real Madrid) – 26 pikë

13.Alvaro Morata (Atletico Madrid) – 24 pikë

14.Borja Mayoral (Getafe) – 24 pikë

15.Dominik Solanke (Bournemouth) – 24 pikë

16.Heung-min Son (Tottenham) – 24 pikë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb