Sekretari për Diasporën në PD dhe njëkohësisht kandidati i opozitës për bashkinë e Vorës në zgjedhjet e 14 majit, Indrit Hoxha, ka denoncuar 7 prokurime të kryera nga kjo bashki, për të cilat tha se janë në shkelje të ligjit.

Në një postim në Facebook, Hoxha u shpreh se të 7 prokurimet kanë të bëjnë me rikonstruksionin në disa shkolla, janë abuzim i pastër me taksat e qytetarëve.

Postimi i plotë:
7 procedura prokurimesh te kryera nga bashkia Vore! Te 7 procedurat jane totalisht ne shkelje me ligjin e prokurimeve publike! Abuzim i paster me taksat e qytetareve dhe abuzim me detyren per interesa korruptiv nga kryetari ne detyre i bashkise Vore. Gati 7 dosjet e para per ne SPAK! Me 14 maj bejme funksionale bashkine dhe ja rikthejme qytetareve!

331592385 741941097451295 6885797048394235996 N
331592385 741941097451295 6885797048394235996 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: