James Rodríguez është shumë afër kalimit në Argjentinë, në radhët e Boca Juniors. Gazetari Javier Hernández Bonnet tha për Blu Radio se kolumbiani do të luajë me La Bombonera, tkesa mungon zyrtarizimi i marrëveshjes.

Mesfushori 31-vjeçar luajti në sezonin e fundit në Superligën greke, ku zhvilloi 20 ndeshje me Olympiacos. Pas përvojës te Real Madrid, Bayern dhe Everton, James Rodriguez provoi të luante në Katar për Al Rayyan. Kolumbiani është gati për një aventurë të re në Argjentinë, edhe pse është i vetdijshëm se do ta ketë të vështirë të fitojë një vend titullari te Boca Junior.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb