Një gazetë ultra-konservative e hebrenjve ka fshirë nga fotoja e marshimit kundra terrorizmit në Francë të gjitha politikanet femra, përfshirë këtu dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gazeta ka retushuar përvec mergel dhe kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo, si dhe kryeministren daneze, Helle Thorning-Shmidt. Besohet se gratë janë hequr me qellimin që të mos ofendohen lexuesit e besimit ortodoks.

 

Gazetat franceze e kanë cilësuar hipokrite faqene  parë të gazetës herreje, ndërkohë që ky marshim sipas tyre ishte simbol i bashkimit.
Gratë ndodheshin mes 40 liderëve të botës të kapur krah për krahu në marshimin e solidaritetit që i mbaj javën e kaluar në Francës pas ngjarjes së rëndë në redaksinë e “Charlie Hebdo”, ku mbetën të vrarë 12 persona.

Pas kësaj masakre, Parisi u trondit nga një tjetër pengmarrje, dhe brenda 2 ditësh në Paris u shënuan 17 viktima të pafajshme.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: