Në kuadër të 102-vjetorit të Tiranës kryeqytet, një dokumentar sjell personazhet e veçanta të Tiranës kur instalohej regjimi komunist. Pinjollë të familjeve të mëdha dhe intelektualë, historitë e tyre janë histori rezistence

Pinjollë të familjeve të mëdha. Burrat që i dhuruan Tiranës shkëlqimin duke sjellë Evropin dhe Oksidentin, tregtinë e edukimin, përvojat e Montpeljesë, Sorbonës, Bejrutit, Vjenës a Bolonjës. Të gjithë ishin zotnitë e papërkulun të Tiranës që u fshinë bashkë me historitë e tyre gjatë regjimit komunist. Një dokumentar që shfaqet në 102-vjetorin e Tiranës kryeqytet, zbardh fatet e dyerve të mëdha kryeqytetase.

Admirina Peçi: Kanë shkëlqyer që në vitet 1930 por me ardhjen e regjimit komunist, patën fate të trishta që të gjithë. Familjarët më të pasura të Tiranës dhe më intelektuale të Tiranës.
Përkundër stigmatizimit 45-vjeçar, familjet e Tiranës shfaqen në gjithë atë që propaganda fshihte.

“Tirana ishte e zhvilluar ndryshe nga pretendimi i propagandës. Këtë e tregojnë profesionet e këtyre personazheve. Do të veçoja Ibrahim Begene sepse ai rezistoi për 45 vite, kishte një dyqan në rrugën Mbretnore ku moda e Parisit ishte 5 ditë më vonë në Shqipëri”.

Shoqnia Tirona autoktone në kuadër të këtij përvjetori rreket të ndryshojë perceptimet e ngulitura gjatë regjimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: