TIRANË- Gazetarët që mbulojnë sektorin e ekonomisë në vend kanë bojkotuar një takim të thirrur sot nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në shenjë proteste pasi ky institucion nuk ka marrëdhënie korrekte me ta. Përveçse kur gazetarët kërkojnë informacion nuk u jepet, edhe kur ata bëjnë raportime dhe lajme në lidhje me zhvillimet ekonomike në vend, fillojnë menjëherë reagimet nga Ministria e Financave. Për këtë arsye gazetarët kanë bojkotuar takimin me ministrin Cani.

Ndërkohë kjo marrëdhënie komplekse mes këtij institucioni dhe gazetarëve, ka ngjallur reagimin e jo pak personazheve publikë. Një prej tyre gazetari Bledian Koka i ka dhënë një këshillë ministrit Shkëlqim Cani, të mos bëhet gangster me gazetarët.

“Sado je gangster, jo gangster me gazetarët! Sot Ministri i Financave Shkëlqim Cani kishte ftuar për një takim informal, 18 gazetarët e ekonomisë, për të ndarë me ta mendime mbi modelin e ri ekonomik të zhvillimit të Shqipërisë përmes kultivimit të patates. Të 18 gazetarët e ekonomisë e bojkotuan këtë takim në formë proteste meqë Ministria e Canit, bën kështu sikur nuk i përfill gazetarët dhe mendon se ata shërbejnë vetëm kur Çimit i duhet të dalë në televizor e të flasë gjoja si Paul Krugman, por ama (kodra pas bregut), ose kur po i njëjti, pra Çimi, s’ka me kë pi kafen e së shtunës paradite!”, shkruan Koka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb