Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për VOA-n, pas përfundimit të takimit me Sekretarin e Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Gazetari ka pyetur Ramën për aktualitetin në vend dhe për çështjet e “nxehta”, ku pa dyshim nuk mund të përjashtohej inceneratorët.

Gazetari tha se pse nuk u parandalua më parë kjo aferë, ndërsa kryeministri theksoi se nuk mendon ashtu. Ai tha se inceneratorët janë një e mirë publike në dobi të njerëzve dhe kush është përfshirë në korrupsion, do të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë.

Gazetari: Në Shqipëri po kryhen dy hetime paralele, 1 për inceneratorët dhe një tjetër nga SPAK. Pse në Shqipëri disa vendime që janë bërë në kundërshtim me ligjin nuk parandalohen dhe të kapen nga strukturat. Si shpjegohet se në asnjë hallkë nuk janë vënë re shkelje, por janë dhënë kontratat që mendohet se është një nga aferat e mëdha?

Rama: Unë nuk futem te ata që mendoj kështu. Besoj se janë gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit, komuniteteve, shëndetit dhe mjedisit. Paralelisht me të veprime të dyshuara individësh të caktuar që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale. Jemi në kushtet komode ku Prokuroria Speciale po heton. I takon atyre të evidentojnë faktet lidhur në hetim dhe prova. Nuk shoh shqetësim për të vërtetën. Përderisa kjo po hetohet e vërteta do të dalë deri në fund. Unë jam i vendimit që këto janë gjëra të rëndësishme për shëndetin dhe mjedisin.

Gazetari: Ne po diskutojmë për shkeljet…

Rama: Do i verifikojë prokuroria. Është rast fatlum që gjithçka thuhet futet në filtrin e një organi të specializuar. Nuk jam i shqetësuar se do të dalin ministra, ish-ministra apo kushdo qoftë, sepse për këtë e kemi bërë reformën. Kur e kemi thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejt dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e cfarëdolloqoftë në jetën publike është përgjegjësi individuale e besoj. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit dhe për një Shqipëri më të pastër, sigurisht ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është këtu për shqiptarët e jo për veten e vet.

(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb