Gazetari shqiptar, Shpëtim Zinxhiria është aksidentuar disa ditë më parë në Athinë. I njohur për fushën e investigimeve, Zinxhiria është gjendur përballë një aksidenti të rëndë. Ai është përplasur nga persona ende të paidentifikuar, në një rrugë pranë kthesës së Kalitheas në Athinë.

Për pasojë i është nënshtruar një operacioni në të dyja këmbët.

Sakaq kolegë të tij kanë kërkuar informacion që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

STATUSI:

LAJM SENSIBILIZIMI :

Sot u njoftuam per nji ngjarje shume te rende, qe ika ndodhur kolegut, mikut dhe vellait tone Shpetim Zinxhiria dite me pare ne Athine. Gazetari i njohur ne fushen e investigimeve ne lidhje me komunitetin shqiptar ne Greqi Zinxhiria, eshte aksidentuar nga persona te panjohur ne nje rruge afer ktheses se Kalitheas ne Athine. Gazetari i televizionit

TV Tribuna eshre nenshtruar nje operacioni te veshtire ne te dyja kembet. Ne si koleg te Tij kaq vite, kerkojme nga i gjithe opinioni publik, qe sadopak informacion te japin, eshte shume shume e rendesishme per kapjen e njerzve qe organizuan kete aksident vrases . Ju lutemi kontaktoni me Ne ose direkt me gazetarin tone te perkushtuar ne mbrojtje te Shqiptarve z. Zinxhiria tek numri itij i telefonit 00306993814485.

Sherim te shpejte kolegu jone i dashur, me i forte do kthehesh. Shikoni fotot dhe vendngjarjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: