KOSOVË-Gazi lotsjellës i hedhur nga opozita në Kuvendin e Kosovës ka qenë edhe në fokusin e mediave botërore.

Gazeta prestigjioze gjermane “Bild” në numrin e sotëm në faqen e parë kishte vendosur si foto të ditës, atë të sallës së Parlamentit të Kosovës të mbushur me persona të sigurimit dhe me gaz.

Faqen e gazetës e kanë shpërndarë edhe qytetarë të cilët shkruajnë: “A thua ka efekte pozitive kjo për vizat…?!”, pasi sot gjatë ditës u raportua për të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve të vizave. Sipas këtij raporti, Kosova nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb