Një refugjat hebre grek i mbetur në Shqipëri me instalimin e regjimit komunist, vendos të fshehë identitetin për t’i shpëtuar persekutimit komunist.

50 vite më vonë, i biri zbulon një fletore me shënime ku do të mësojë se kush është.

Mbi këtë narrativë, shkrimtari Gazmend Kapllani ka ndërtuar romanin “Faqja e fundit” i sapo botuar.

Kur babai ndërron jetë në Shangai, Melsi kthehet në Shqipëri për të gjetur gjurmët e humbura.

Regjimi ka rënë, por jo pasojat, as traumat.

Pas “Ditar i Shkurtër Kufijsh” dhe “I Keqi i vetes”, Kapllani vjen para lexuesit me një vepër që hulumton njeriun pas humbjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: