Historia e Apolonisë rrëfehet në një tregim të shkrimtarit Gazmend Kapllani bazuar në të dhënat e gërmimeve arkeologjike në sit. Ai është një nga 10 podcastet e projektit “Storie Nostrum” që tregojnë jetën e zakonshme të banorëve në brigjet e Mesdheut 2500 vjet më parë, duke ngritur pyetje, provokuar dhe imagjinuar përtej të dhënave vendbanimet ilire.

Drejtorja e Institutit te Arkeologjisë, Belisa Muka: “nëpërmjet fakteve historike e dokumenteve të qarta arkeologjike i lihet dorë e lirë shkrimtarit, i cili përmes këtyre të dhënave, krijon histori të tjera që bazohen në këto fakte dhe prekin realitete që janë të gjithëkohshme”.

Prodhimi i këtyre podkasteve ka bërë bashkë arkeologë, shkrimtarë, artistë e muzikologë në mënyrë që prodhimi intelektual të arrijë te publiku i gjerë i sjellë në një format më të thjeshtë dhe përtej qasjes shkencore.

Shkrimtari Gazmend Kapllani: “Historia në përgjithësi i lë emocionet njerëzore  jashtë. Për shkrimtarin emocionet njerëzore janë materia e parë. Si dashuronin e si mashtronin njerëzit atëherë. Më intereson shumë arkeologjia e emocioneve njerëzore. Kam përshtypjen se në Shqipëri kemi një problem, shumë pak nga prodhimi intelektual arrin te publiku”

Projekti është një bashkëpunim me profesorët nga Franca Marie Pierre Dausse dhe Vincent Mespoulet ku nisi së pari projekti dhe me ambasadën franceze në Tiranë dhe Ambasadorja Elisabeth Barsacq. Në muzeun arkeologjik dhe në Apoloni do të vendosen  Kodet QR të historive në shqip, frëngjisht dhe anglisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb