Gjiganti rus i energjisë ”Gazprom” ka konfirmuar se më pak gaz po transportohet përmes Ukrainës në Evropë, pasi Kievi njoftoi se do të reduktojë sasinë për shkak të luftës.

”Gazprom’ do të dërgojë gazin rus në një sasi prej 72 milionë metra kub për tranzit përmes territorit të Ukrainës më 11 maj”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë Sergei Kupriyanov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Ky nivel paraqet një ulje të vëllimit të porosive prej 95,8 milionë metër kub një ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb