TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo ka kujtuar me një mesazh themelimin e Partisë Demokratike 29 vjet më parë. Bëhet fjalë për një foto me Precc Zogaj në ditën e shpalljes së themelimit të PD. Pollo thotë se ajo ngjarje ishte një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës, duke theksuar se si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike.


“29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin ta shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamohueshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës.


Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t’u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike”, shkruan Pollo.


  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb