TIRANE

Regjisori e aktori Genci Fuga i ftuar në “Vila24”, prezantuar nga moderatorja Brunilda Lahe u shpreh i pakënaqur për gjendjen financiare të artistëve.

“Ne si strukture shoqërore nuk kemi parametra të vlerësojmë këtë lloj profesioni.”-tha Fuga duke vërejtur se në Shqipëri nuk ka institucione shtetërore, por thjesht qeveritare që ndërrohen çdo 4 vite.

Sipas Fugës kjo pengon ngritjen e strategjive për ta njohur dhe rregulluar me ligj profesionin e krijuesit dhe interpretuesit, e më pas të vendoset një tarifë për kostot e punës.

“Ne na mungon strategjia për artin dhe kulturën e mirëpranuar nga të gjitha forcat politike dhe e pandryshueme për minimalisht 25 vitet e ardhshme, në bazë të strategjisë së zhvillimit, të kemi formimin e institucioneve të nivelit të dytë siç mund të jetë teatri, ministria, agjencitë e ndryshme, ligjin përkatës të organizmit të tyre, njohjen e profesionit të krijuesit dhe interpretuesit. Një aktor ne e quajmë në të zezë aktor.”-shprehet Fugu me keqardhje për situatën e krijuar në vend e cila reflektohet e bie direkt mbi artistët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb