Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i shoqëruar nga Vatë Staka kanë takuar drejtuesin e ri të KLSH, Arben Shehun

Ibrahimi ka uruar Shehun për detyrën duke theksuar se është e nevojshme rritja e cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e KLSH.

Po ashtu ai kërkon një rritje të përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre.

Në fund Ibrahimi siguroi Shehun për një bashkëpunim institucional KLP-KLSH në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

 

NJOFTIMI NGA KLP

Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.

Pasi i uroj suksese në detyrën e re, zoti Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre dhe siguroi zotin Shehu për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb