Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Rolados, së shpejti do të jetë pjesë e një filmi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja bukuroshe nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

E fejuara e Cristianos do të jetë, në fakt, protagoniste e një “reality-show” lidhur me jetën e modeles. Nuk është komunikuar ende data e nisjes së filmit.

Ideja është të njihet Georgina e vërtetë, ajo që miliona ndjekës admirojnë.

Do të tregohet jeta në Torino dhe, ndoshta, disa detaje nga jeta e Cristianos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb