Familja e Cristiano Ronaldos mezi po pret ardhjen në jetë të binjakëve. Meqë futbollisti është shumë i zënë me impenjimet e skuadrës së tij, janë fëmijët që kanë shoqëruar Georginan në takimin e radhës të ekografisë. Në fotot e publikuara në Instagram partnerja e Ronaldos shfaqet e shtrirë dhe e qeshur, me fëmijët që e kanë rrethuar, teksa presin të shohin me padurim fotot e para të vëllezërve. Ajo shkruan: ‘Të paduruar’ dhe futbollisti që përgjigjet me emoji të duarve të shtrënguara.

Vetëm pak ditë më parë Ronaldo dhe Georgina njoftuan në rrjetet sociale se janë në pritje të binjakëve, të cilët parashikohet të lindin në prill. Çifti kishte postuar një foto të ekografisë teksa shkruanin: ’Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe mezi presim t’ju takojmë. Tani sërish modelja tregon një tjetër kontroll tek mjeku dhe fotografohet më e lumtur se kurrë.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë katër fëmijë: Cristiano Ronaldo Jr, 11 vjeç, binjakët Eva e Mateo, dhe Alana Martina, 4 vjeç. Dashuria me modeles dhe futbollistit lindi në 2016 kur të dy u takuan në butikun ku ajo punonte. ’Ka qenë dashuri me shikim të parë-kishte thënë ajo atëherë-Fati na bashkoi. Cristiano është një nga personat më të mirë që njoh. Me mbron, kemi një lidhje të madhe dhe s’mund ta mohoj që është sigurisht një bombë. Tek Cri më tërheq gjithçka’, kishte thënë modelja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb