U zhvollua sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”. Në seancën e sotme dëshmomoi edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.

Minxolli u thirr si dëshmitar, por duke qenë bashke i pandehur ka të drejtë të mos dëshmojë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se SHBA ka kthyer përgjigje për fletëporosinë e dërguar nga autoritetet shqiptare. Autoritetet amerikane të drejtësisë kërkojnë pyetje shtesë për shtetasit amerikanë që SPAK ka pyetur. Po ashtu mësohet se autoritetet kërkojnë informacion për statusin penal për 5 shtetasit amerikanë që priten të merren në pyetje.

  • foto galeri

Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Mediu ka deklaruar në daljet e tij publike se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: