Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, ndërsa ky i fundit refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur. Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Bumçit nuk nuk ka asnjë njoftim. Gazetarja Lala tha se për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: