Pushimeve verore iu erdhi fundi edhe për këtë vit. Për fëmijët kjo nënkupton rikthimin në shkollë ndërsa prindërit sfidohen të përshtaten me një ritëm të ri të koordinuar me oraret e shkollës dhe kthimit në punë.

Nisja e një sezoni të ri shkollor shoqërohet dhe me disa shpenzime ekstra për përgatitjen e fëmijëve dhe pse jo disa rinovime në zyrë për prindërit. Por MEGATEK ka menduar t’ju lehtësojë në kohë dhe në ekonominë tuaj.  Në një ditë të vetme mund të pajisjeni me të gjitha produktet që ju nevojiten edhe duke kursyer.

Për të gjithë kolopuçat që hyjnë për herë të parë në bankat e shkollës po ashtu dhe për fëmijët që nisin një vit tjetër shkollor MEGATEK sjell ofertat më të mira deri në 58% ulje. Zgjidhni mes çantave të shumëllojshme të thjeshta ose me personazhe vizatimorë, materialet shkollore më të veçanta dhe setet shkollore që i kanë të gjitha.  MEGATEK ka menduar dhe për një hapësirë studimi sa më komode për fëmijët. Nxitoni të merrni ju të parët tavolinat dhe karriget e studimit në super ofertë.

Dhe për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë të ndërrojnë pajisjet e zyrës tani është momenti i duhur. Në MEGATEK përfito nga ofertat deri në 52% ulje nga tavolinat dhe raftet deri te organizueset dhe aksesorët e zyrës.

Gëzojuni kthimit në shkollë dhe punë me MEGATEK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: