TIRANE

Ledri Vula feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungontë një urim plot ndjenjë nga gjysma e tij më e mirë.

Sara Hoxha ka publikuar një foto ku shfaqet në një moment romantik me reperin Ledri Vula, me të cilin ndan një puthje gjatë perëndimit, ndërsa flet për një nga ditët më të lumtura të jetës së tyre.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen burrit që
do doja të përqafoja përgjithmonë në zemrën time #Culi”- ka shkruar Hoxha krah fotos ku shfaqet duke puthur Ledrin ku në sfond është deti dhe perëndimi i diellit.

Me siguri kjo ditëlindje është ndër më të bukurat për dyshen, e cila feston njëherazi dhe historinë e tyre të dashurisë të nisur disa vite më parë dhe të bërë
publike prej disa muajsh.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: