“E dija që nuk do të isha më e dobët si më parë, por e dija edhe që nuk ishte e nevojshme që të isha. Jemi në një pikë të modës ku askush nuk duhet të na thotë si të jemi’. Gigi Hadid shfaqet krenare dhe natyrale në edicionin e marsit të Vogue. Top modelja ka zgjedhur revistën e modës më të famshme në botë për rikthimin e saj si protagoniste, pas lindjes së vajzës së saj të parë.
Në shtator të 2020 modelja solli në jetë vajzën e saj Khai, që e ka nga lidhja me të dashurin Zayn Malik. Lindja ishte organizuar në detaje në një klinikë prestigjioze në New York.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por gjithçka ndryshoi kur çifti vendosi për një lindje më natyrale dhe mbi të gjitha për të qenë i rrethuar nga njerëzit më të dashur. Nëse do të lindte në spital Gigi nuk mund të kishte në krah të saj mamin Yolanda Hadid dhe motrën e saj të adhurueshme Bella Hadid, kjo për shkak edhe të pandemisë. Kështu top modelja lindi të voglën e saj në fermën e saj në Pennsylvania, pa epidural. ‘Më shumë se një femër u ndjeva si një kafshë’, ka deklaruar ajo për Vogue.

Dëshira për të pasur një jetë të qetë, larg nga dritat dhe zhurma e qytetit, duket se është prioritet për Gigi Hadid, që kërkon t’i japë Khai një stil jete të ngjashëm me atë që kanë jetuar ajo, Bella dhe Anwar Hadid. Një fermë me kuaj, kafshë në fermë, fruta dhe perime dhe shumë hapësirë për të vrapuar e lirë. Kjo reflektohet edhe në fotot e fundit të bukuroshes për Vogue. Në objektivin e fotografit Ethan James Green, Gigi ka veshur veshje të stiluara nga Prada, Versace, Saint Laurent dhe Bottega Veneta. Modelja shfaqet në foto me flokë të gjata të lëshuara dhe një make-up pothuajse inekzistent.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: