Një ditë pas përplasjeve në Kuvend, në Kosovë ka sërish trazira. Mediet kosovare raportojnë se Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të godinës së qeverisë, si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi, ka konfirmuar për mediet kosovare se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb