Ditët e fundit të merkatos së verës kanë gjetur edhe sistemimin e ri për Naser Alijin. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë është transferuar në kampionatin hungarez te Budapest Honved.

68830413 118062995946507 834747629973686830 N
68830413 118062995946507 834747629973686830 N

Anësori i majtë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe është prezantuar zyrtarisht nga klubi i tij i ri. I konsideruar si e ardhmja e kombëtares shqiptare, kur ajp drejtohej nga Gianni De Biasi, karriera e 25-vjeçarit nuk shkoi sipas parashikimeve. Ai provoi disa aventura në Gjermani, Italia dhe në sezonin e fundit me Dinamon e Bukureshtit.

Aliji
Aliji

Me këtë skuadër, ai luajti 16 ndeshje në kampionatin e kaluar. Tani me transferimin në Hungari dhe kontratën e gjatë me Honved, Aliji kërkon të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u kthyer sërish në formë për të rifituar vendin në kombëtaren kuqezi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: