TIRANE– Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se personi i pajetë është gjetur i shtrirë në garazhdin e një pallati në rrugën ‘Nikolla Tupe’ në zonën e ish Bllokut. Viktima është Memli Begalla 64-vjeç nga Progonati i Tepelenës. Dyshohet se 64-vjercari është qëlluar me armë zjarri silenciator në kokë.
Foto nga vendi ku u gjet 64-vjecari
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 64-vjecarit.
Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
(d.d/BalkanWeb)