Imazhi i Mark Kapedanit, realizuar nga Marubi shënjon veprën “Dypërnjahja” të Orestia Kapedanit. Në vilën 31, që dikur ishte shtëpia e diktatorit, ajo fotografi përbën fillin lidhës të një vepre që lidh historinë familjare me atë kolektive, në ekspozitën “Gjeografia e përkujdesjes”. Vetë Orestia, ndalet te territoret që bëhen kujtesë dhe imazhet si dëshmi.

Për Olsi Hoxhën, vila 31, kërkonte një vepër site-specific. Kështu merr jetë “Peshku i artë” i tij, një vepër që në vetvete është një instalacion zanor që ka në qendër, pianon e diktatorit. Si uji i një lumi që nuk është kurrë i njëjti, pa kujtesë e pa kthim. Tingujt e instalacionit ndërpriten vetëm nga tingujt e pianos, si shpërfaqje e egos, një forcë që kërkon kontroll.

“Gjeografia e përkujdesjes” që bashkon tre artistë, përfshirë Mariana Kostandinin, eksploron kufijtë dhe vënë pamje të parë trishtimin e humbjes, me një qasje qërrok dhembshurinë dhe mbrojtjen. Ekspozita e çelur në kuadër të Javës së Evropës, rrëfen edhe një marrëdhënie, në të cilën humbja nuk zhduket, por vazhdon të modelojë, mënyrën si perceptojmë e përjetojmë vendet, kujtimet e njëri-tjetrin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: