GJERMANI

Trembje e madhe për një çift të rinjsh në Hamburg, të dy ata harruan fëmijën e porsalindur në taksi, pak pasi u kthyen nga spitali. Lajmi bëhet i ditur nga policia lokale, e cila ka bërë edhe një lajmërim në Facebook. Janë bërë disa tentativa për të ndaluar makinën, që  ka çift të rinj në Hamburg, të dy ata harruan fëmijën e porsalindur në taksi, pak pasi u kthyen nga spitali. Lajmi bëhet i ditur nga policia lokale, e cila ka bërë edhe një lajmërim në Facebook. Janë bërë disa tentativa për të ndaluar makinën, që  ka çuar të porsalindurin me xhiro rreth qytetit. Kur taksisti vuri re pasagjerin e pazakontë, ka telefonuar policinë, e cila më pas gjurmoi prindërit dhe riktheu fëmijën në shtëpi.

Mund t’i ndodhë të gjithëve të harrojnë një objekt në taksi dhe të kalojmë  momente duke menduar për atë që mund të kenë humbur. Kjo është ajo që i ndodhi prindërve të rinj nga Hamburgu, por, në fakt ishte një dramë e vërtetë. Pak pasi paguan taksinë të dy ata u rikthyen në spital pak pasi vunë re se diçka mungonte.

Kanë qenë të kota tentativat e babait për të vrapuar pas taksisë dhe të tërheqë vëmendjen e shoferit, i cili është rinisur me gjithë shpejtësi.

Kështu, ndërkohë që çifti kontaktonte policinë, taksiti nga ana tjetër hante drekë ndërsa makinën e kishte lënë pranë aeroportit me të sapolindurin që flinte në sediljen e pasme. Polici,  sapo gjurmoi prindërit, i dorëzoi të porsalindurin çiftit.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb