Gjermania deportoi një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendin të tij të origjinës, Marok.

Zyrtarët gjermanë konfirmuan se të hënën në mbrëmje Mounir al-Motassadeq u nis prej aeroportit të Frankfurtit nën masa të rrepta sigurie.

Al-Motassadeq u lirua pak përpara përfundimin të dënimit të tij prej 15 vitesh, me kushtin që ai të pranonte të deportohej në Marok.

Ai është personi i parë i dënuar jashtë Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmet e 11 shtatorit që vranë rreth 3 mijë vetë, shkruan voa.

Al-Motassadeq e ka mohuar përfshirjen në komplotin e 11 shtatorit, por ka pranuar se kishte miqësi me ata që kryen sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb