Gjermania po punon me aleatët e saj për të ofruar më shumë mbështetje ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Baerbock gjatë vizitës së saj në Londër tha se Gjermania së bashku me partnerët e saj do të merrte vendime për të konkretizuar se çfarë armësh të reja und të dërgonte në Ukrainë, ky vendim vjen pasi Franca dhe SHBA njoftuan dërgimin e tankeve në Kiev.

Berbock nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Pasi Franca dhe SHBA morën vendime për dërgimin e tankeve në Ukrainë, ne në Gjermani po shqyrtojmë gjithashtu se çfarë tjetër mund të bëjmë”, tha Berbock,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb