Gjermania kërkon hetime rreth incidenteve të organizatës terroriste YPG/PKK e cila vrau të paktën 8 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Munbixh të Sirisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Maria Adebahr iu përgjigj gazetarit të AA-së në lidhje me qëndrimin e qeverisë gjermane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK e cila në Munbixh vrau dhe plagosi shumë persona që dolën në rrugë për të protestuar.

Ajo argumentoi se i kishin parë lajmet mbi këtë temë por që ata nuk kishin gjetje konkrete në lidhje me protestat.

Adebahr e cila u bëri thirrje atyre që ishin atje për të ulur tensionet në një farë mënyre, tha se “Këto ngjarje duhet të hetohen me pjesëmarrjen e palëve dhe sigurisht që personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Mendoj se është duke u zhvilluar një hetim i tillë”.

– Ngjarjet në Munbixh

Qindra civilë në qendrën dhe lagjet përreth Munbixhit, popullsia e të cilëve është 99 për qind arabe, ishin mbledhur në fillim të javës për të protestuar kundër YPG/PKK e cila rekruton djem dhe vajza nën emrin e “shërbimit të detyrueshëm ushtarak”.

Kur terroristët e YPG/PKK hapën zjarr mbi protestuesit, 1 civil u vra dhe 3 të tjerë u plagosën. Pas incidentit turma e zemëruar në qendrën e rrethit sulmoi pikën e kontrollit të YPG/PKK-së në rrugën e Halepit, i vuri flakën dhe reagoi kundër organizatës duke mbyllur grilat.

Gjithashtu organizata hapi zjarr ndaj civilëve, duke vrarë 7 persona dhe plagosi 27 të tjerë. Organizata kishte vendosur një “shtetrrethim” për 48 orë nga mesnata për të parandaluar protestat.

Organizata terroriste YPG/PKK për një periudhë prej rreth një viti arreston djemtë dhe vajzat e lindura në vitet 1990-2003 nën emrin “shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, për t’u bashkuar me ta në stafin e saj të armatosur.

Në këtë mënyrë, organizata terroriste rekruton me forcë fëmijë dhe të rinj arabë në rajonet e pushtuara Munbixh, Aynularab (Kobani), Qamishli, Malikiyye, Dirbasiye, Haseke, Rakka dhe Deir ez-Zor/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb