Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi sot fonde shtesë për iniciativën globale COVAX, për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në mënyrë të drejtë në të gjithë globin.

“Sot, unë jam në një pozitë të premtoj edhe 100 milionë euro të tjera, që ne i kemi caktuar si fonde speciale për GAVI-n”, tha ajo duke iu referuar një aleance vaksinash të përfshirë në nismën COVAX.

“Ky është kontributi i Gjermanisë për të siguruar që vendet në zhvillim të kenë akses në vaksinat COVID-19”, shtoi kancelarja gjermane.

Merkel theksoi se pandemia mund të trajtohet vetëm globalisht dhe u bëri thirrje vendeve që të përfshihen në program.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb