Dy legjendat e Mançester Junajtid, Geri Nevill dhe Rajan Gigs, konfirmohen kampionë edhe në solidarizim. Në emergjën totale për Covid-19, dy ish-lojtarët kanë vendosur të vendosin në përdorim gratis hotelet e tyre për mjekët dhe personelin sanitar duke mbyllur për publikun 176 shtretër dhe duke e vendosur në shërbim të qytetit të Mançesterit.

“Duhet të shfaqim solidaritet për ata që kanë më shumë nevojë. Do të dalim më të fortë nga e gjithë kjo, qoftë si kompani, e qoftë si komunitet,” ka thekuar Nevill.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb