Ish-kampioni i botës dhe një nga emrat më të mëdhenj të boksit në histori, Floyd Mayweather do të paguajë shërbimet funerale të George Floyd, afroamerikanit që mbeti i vravë nga oficeri i policisë Derek Chauvin në Mineapolis, pasi ky i fundit i mbajti gjurin në fyt për më shumë se 8 minuta. Viktima shihet në video duke thënë shpesh herë “nuk mund të marrë frymë” përpara se të ndërrojë jetë.

“Ai do të nevrikoset me mua që po e them këtë gjë, por po, Mayweather do të paguajë funeralin” tha Ellerbe, CEO i promocionit të ish-boksierit. Funerali i George Floyd nuk do të jetë i pari që Mayweather paguan. Ish-kampioni më herët ka paguar funeralin e Genaro Hernandezit, një ish-boksier që ndërroi jetë nga kanceri dhe që ishte ndeshur në vitin 1998 me Mayweather.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb