Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Xarrë, ku u gjet një mbetje kockore humane.

Burime për BalkanWeb raportojnë se është gjetur koka, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit. Mbetjet kanë pasur ende inde, duke nënkuptuar kështu se nuk po bën shumë kohë e groposur.

NJOFTIMI I POLICISE
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb