Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, udhëheq jo vetëm Shqipërinë, por dhe Atalanta-n. Në ndeshjen e tij të 200 me ekipin bergamask, Berati e festoi me një gol tre pikësh, një gol që i dhuroi Atalanta-s një biletë për më tej në Europa League. Të gjithë lojtarët shkuan duke përqafuar Gjimshitin, ndërsa tifozët në korr, pa pushim thërritën emrin e tij, duke vërtetuar edhe një herë se sa i rëndësishëm është kapiteni shqiptar për këtë skuadër. Jo vetëm goli i shënuar, Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë në radhët e Atalanta-s, i vlerësuar me notën 7:

Sport Mediaset
Sport Mediaset

“200 ndeshje me ngjyrat e Atalanta-s të lagura me një gol të rrëmbyer, një gol që vlen kalimin e turit dy xhiro përpara fundit. Në mbrojtjen me tre nuk kapet kurrë në befasi”, shkruan Sportmediaset. I lumtur për golin e shënuar, por mbi të gjitha për kalimin e turit u shfaq edhe Gjimshiti në deklaratën e tij për faqen zyrtare të klubit:

212134091 9a516869 47cd 449a 96f2 F547e7cb6d7c
212134091 9a516869 47cd 449a 96f2 F547e7cb6d7c

“Po, edhe përpara ndeshjes, ishte një mbrëmje e veçante për mua të bëja 200 ndeshje me këtë fanellë, jam shumë krenar për këtë. Sigurisht edhe goli i fitores që na dha tre pikët, jam shumë i lumtur për skuadrën, por dhe për veten. Tani jemi kualifikuar, por është edhe vendi i parë në lojë, tani do të përballemi me Sportingun, një ndeshje e vështirë, por në dëshirojmë të fitojmë dhe të mbajmë vendin e parë”, u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb