GJIROKASTËR- Një 62-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht sot në qytetin e Gjirokastrës.

Policia bën të ditur se Vasil Kaci ra nga tarraca e një pallati. Ngjarja ndodhi në lagjen Granicë. Nga raportimet e para mësohet se Kaci kishte dalë për të parë depozitën.

Burime për “BalkanWeb” thonë se në momentin që ka dashur të kontrollojë depozitën, 62-vjeçari ka rrëshqitur nga ngricat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: