Prishtina mban sot mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në orën 11:00, ka mbërritur kryeministri Edi Rama e Albin Kurti, duke nisur kështu ceremonia e pritjes, që paso me nisjen e mbledhjes.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj, sjell pamjet live nga përgatitjet në Prishtinë, ku shihet se gjithçka është thuajse gati për pritjen e dy qeverive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç raportoi gazetari Gjençaj për “BalkanWeb”, qeveritë pritet të firmosin sot disa marrëveshje në turizëm, arsim, bujqësi, infrastrukturë dhe siguri.

“Do të ketë një fjalë nga dy kryeministrat, pastaj nga të gjithë ministrat e dy qeverive. Në 12:15 parashikohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe në 12:30 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Rama e Kurti.

Kjo mbledhje e përbashkët është cilësuar si shumë e rëndësishme, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje në turizëm, arsim, bujqësi, infrastrukturë dhe siguri.

Në mbledhjen e shkuar u nënshkruan 13 marrëveshje, ku ndër kryesoret ishte njësimi i Abetares mes dy vendeve. Mbledhja e parë e dy qeverive drejtohej nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Rama ditën e djeshme ka takuar bizneset në Kosovë, ku ka paralajmëruar heqjen e taksës për bizneset”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb